për refugjatët

Jeni refugjat dhe jetoni që një kohë të gjatë në Berlin, keni nevojë të gjeni punë apo të mësoni ndonjë zanat dhe dëshironi të siguroni të drejtën për të qëndruar në Gjermani, atëherë shfrytëzoni këshillimet pa pagesë që i ofron rrjeti „bridge“.

Nëse kërkoni punë dhe trajnime profesionale "bridge" ju ofron këto lloj ndihmash:

  • Ju do të keni personalisht një bashkëpunëtor/e të "bridge" në dispozicion tuajin. Bashkëpunimi intensiv që ju do të krijoni me bashkëpunëtorin/toren tonë profesional/e do të ju mundësojë që të njihen nevojat dhe mundësitë tuaja personale dhe me këtë të sigurohen mundësi më të mira për punësim
  • Bashkëpunëtori/ja e "bridge" do të ju informojë personalisht dhe gjerësisht lidhur me mundësitë për profesionalizimin tuaj si dhe mundësitë për punësim.
  • Ne ju vejmë në kontakt me punëdhënësit potencial si dhe ndërmjetësojmë punësimin dhe trajnimin profesional për ju.
  • Bashkëpunëtorët e "bridge" do të ju përgatisin për fillimin e punës përmes trajnimit për aplikim.
  • Ne ofrojmë kualifikime të shpejta pa pagesë dhe sipas nevojës suaj.
  • Nëse është e nevojshme bashkëpunëtorët tanë do të ju ndihmojnë gjatë fazës së aplikimit për punë dhe gjatë fazës fillestare në vendin tuaj të ri të punës.
  • Ne do të ju ndihmojmë edhe në sqarimin e ҫështjeve ҫë kanë të bëjnë me leje të punës dhe lejeqëndrim.
  • Ne do të ju ndihmojmë edhe nëse nuk keni ende leje të punës.

Nëse keni nevojë për ndihmë në cështjet që u përmendën më sipër ju lutem lajmërohuni për këshillim te personat dhe në adresat si në vazhdim:


Për fushën e gastronomisë, turizmit, tregëti dhe punës në restorane:
Zonja Monika Dittrich, Tel. 030 259309536 ose zonja Fatnassi, Tel. 030 60031139 

Për fushën e ndërmarrjeve teknike, ekonomisë së imobilieve, shitblerjes: 
Zotëri Sven Hermans, Tel. 030 6112085 

Për fushën e shërbimeve, mirëmbajtjes, dhe themelimit të ndërmarrjeve të pavarura:

Zotëri Marek Ikawy, Tel. 030 30390656

Për ҫështjet që kanë të bëjnë me leje të punës dhe lejeqëndrim ju lutem të lajmëroheni te 

Zonja Imke Juretzka Tel. 030 90172389

Të gjitha këto shërbime janë pa pagesë!